Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në hapjen zyrtare të panairit të verës “Wine Vision of the Open Balkans” në Beograd tha se kjo ngjarje i dërgon një mesazh pjesës tjetër të botës se rajoni i Ballkanit Perëndimor është një rajon që bashkëpunon me njëri-tjetrin dhe që përmes këtij bashkëpunimi të përbashkët depërton në tregje të largëta.
“Dua të falënderoj presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që më ftoi sonte për të përfaqësuar një vend të vogël, por të ndriçuar nga dielli mesdhetar, i cili është krenar për verën e tij. Ballkani është më i bukuri kur është i hapur. Mendoj se ky lloj i përbashkët bashkëpunimi është gjëja e duhur”, ka theksuar Milatoviq.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitri Kovaçevski, theksoi se Panairi Ndërkombëtar i Verës, Open Balkans është një stimul i fuqishëm për ekonomitë e rajonit dhe hap rrugën për zhvillimin e tij.