Profesori i gazetarisë në Univeristetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi, ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook duke thënë se deputeti i LVV-së Jahja Kokaj nuk di të punojë si ligjvënës.
Kjo vjen pasi Krasniqi e citoi deklaratën e Kokajt se “një robot kryen punë sa 100 punëtorë”, dhe shtoi se “qenka mirë me e sjellë një në Kuvend e me i zëvendësue ata që nuk dinë të punojnë si ligjvënës, si deputet, në mesin e të cilëve është edhe Jahja Koka”.
E në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës është edhe i biri i profesor Krasniqit, Memli, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i PDK-së.