Trim Ademi – Capital T, tash e 15 vite është super aktiv në tregun e muzikës argëtuese në gjitha hapsirat shqiptare. Hit pas hiti e pa asnjë skandal, “Capo” është padyshim stari më i pëlqyer i rinisë shqiptare dhe jo vetëm, themi jo vetëm sepse Capital T, me disa prej bashkëpunimeve të tij në gjuhë të huaja, sidomos në gjuhën frenge, është bërë pjesë e clubeve të famshme edhe në hapësirat jo-shqiptare.
Përveq numrit të madh të ndjekësve të cilët i ka Capital T gjithandej ku performon nëpër koncerte, (kujtojmë super koncertin e mbajtur në Tiranë në ambient të hapur), Trimi është edhe artisti me më së shumti views apo shikime në platformën “YouTube” ku aktualisht numron rreth 930 000 000 shikime, të cilat me sezonën verore që na pret para, pritet që shumë shpejtë të prekin shifrën rekorde 1 miliardë.
Pra, ajo që pritet në vitin 2023 nga Capital T është që të bëhet ndër “miliarderët” e parë shqiptarë të YOUTUBE-es, e këtë mund ta vërtetojmë së shpejti!
Të gjithë e dinë se Trim Ademi, është djali i vetëm i presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, një humanist dhe biznesmen tejet i suksesshëm në Kosovë.