Një biznesmen miliarder ka thënë se planifikon të marrë një nëndetëse prej 20 milionë dollarësh, për të vizituar anijen Titanik, siç tha ai, për të dëshmuar se nëndetsja është e sigurt.
Larry Connor, një miliarder amerikan, është zotuar të shkojë atje me një nëndetëse të re – muaj pas tragjedisë me nëndetësen OceanGate, në të cilën vdiqën pesë njerëz.
Ai dëshiron të siguroj të tjerët se ekspedita mund të bëhet në mënyrë të sigurt.
Connor do të shkojë në aventurën e rrezikshme me bashkëthemeluesin e Triton Submarine, Patrick Lahey. Dyshja do të udhëtojnë më shumë se 3,779 metra në thellësi të detit, aty ku ende ndodhet anija Titanic në Atlantikun e Veriut.
“Dua t’u tregoj njerëzve në mbarë botën se megjithëse oqeani është jashtëzakonisht i fuqishëm, mund të jetë i mrekullueshëm dhe i këndshëm dhe me të vërtetë një lloj ndryshimi i jetës nëse ecni në mënyrën e duhur”, tha Connor.
Tani Lahey ka projektuar një anije 20,000,000 dollarëshe të quajtur Triton 4000/2 Abyssal Explorer për udhëtimin e rrezikshëm.
Investitori i pasurive të paluajtshme tha se Lahey ka menduar për projektimin e Triton për më shumë se një dekadë, por ndërtimi i tij nuk ishte i mundur deri më tani për shkak të mungesës së materialeve dhe teknologjisë.
Connor e telefonoi Lahey disa ditë pas tragjedisë dhe e nxiti atë të ndërtonte një më të mirë, shkruan DailyMail, përcjell Gazeta Enigma.
Planet e reja të ekspeditës vijnë pothuajse një vit pasi zhytësja Titan shpërtheu teksa ishte nën ujë më 18 qershor në rrugën drejt Titanikut.
Të pesë pasagjerët, duke përfshirë Drejtorin e Përgjithshëm të OceanGate Expeditions, Stockton Rush, u vranë.
Shkaku i saktë i incidentit mbetet një mister, por nëndetësja e operuar nga OceanGate pësoi një “shpërthim katastrofik” menjëherë pasi humbi kontaktin me anijen e saj mbështetëse.
Të tjerët të vrarë në bordin e Titan ishin eksploruesi miliarder britanik Hamish Harding, biznesmeni Shahzada Dawood dhe djali i tij 19-vjeçar Suleman dhe eksperti francez i Titanikut Paul-Henri Nargeolet.
Mbeturinat u gjetën më vonë në oqean, duke përfshirë mbetjet e supozuara njerëzore, tha Roja Bregdetare e SHBA një javë pas shpërthimit. /Gazeta Engima