Miliarderi i famshëm aziatik shfaqet në mbledhjen e bordit i zhveshur, duke bërë masazh

Miliarderi i famshëm aziatik shfaqet në mbledhjen e bordit i zhveshur, duke bërë masazh

Njëri nga biznesmenët më të famshëm aziatik, pronari i AirAsia, Tony Fernandes e ka trazuar rrjetin me një postim të tij.

Miliarderi ndau një foto të tij duke u masazhuar gjysmë i zhveshur gjatë një takimi të bordit.

Në postim, Fernandes tha se kishte një “javë stresuese”, kështu që një koleg i sugjeroi të bënte një masazh.

Fotoja e tregon atë të ulur në një dhomë konferencash zyre ndërsa një punëtore e maskuar i fërkon shpatullën.

“Unë e dua Indonezinë dhe kulturën e AirAsia, kështu që mund të kënaqem me një masazh dhe të mbaj një takim bordi,” shkroi Fernandes.

Related Articles