Norwich do të përballen me një test tejet të vështirë që në ndeshjen e parë të sezonit të ri, ku do të ndeshen ndaj gjigantit Liverpool.
Në këtë sfidë mund të startoj edhe Milot Rashica, nëse do të jetë plotësisht i gatshëm, pas disa problemeve që kishte në parasezon.
Norwich përpos transferimit të Milotit, kanë transferuar edhe mesfushorin e talentuar të Chelseas në formë huazimi, Billy Gilmour.
Kurse larguan fantazistin argjentinas, Emiliano Buendia në drejtim të Aston Villas, i cili ishte zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit në Championship sezonin e kaluar.
Ndeshja do të zhvillohet sot duke filluar nga ora 18:30, në Carrow Road.
/Gazeta Enigma/