Pas rënies nga Premierliga të skuadrës së Norëichit, Milot Rashica me gjasë do të levizë.
Ndonëse ai po kërkohet me ngulm nga Schalke 04, gazetari gjerman ka zbuluar se Rashica nuk do të transferohet atje.
Dirk Schlarmann ka shkruar se Milot Rashica nuk do të nënshkruajë për skuadrën e Schalkes këtë verë edhe pse ai po kërkohet që të rikthehet në Bundesligë.
“Po, Milot Rashica do të donte të rikthehej në Bundesligë. Jo, nga sot, ai nuk do të shkoj në Schalke 04. Financiarisht, një marrëveshje e tillë është përtej mundësive të Schalkes”, njoftoi ai në Twitter.