Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka qenë i pranishëm në ndeshjen në mes Vushtrrisë dhe Vllaznisë.
Rashica ishte duke e ndjekur lojën nga tribunat e stadiumit “Ferki Aliut”.
Ai është në Kosovë, pasi “Dardanët” do t’i zhvillojnë dy ndeshje gjatë muajit mars.
Rashica sa ishte pjesë e futbollit kosovar, luante te skuadra e Vushtrrisë, ku edhe arriti të shpallet kampion në vitin 2013.
/Gazeta Enigma/