Trajneri i Trepçës, Lubomir Minchev ka vlerësuar faktin se skuadra e tij ka gjetur forcë që të kthehet pas paraqitjes shumë të zbehtë të enjten në Mitrovicë. Trepça të dielën fitoi ndaj Yllit në Suharekë për të ngushtuar në 2:1 rezultatin në serinë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.
“Kur po vendosej ndeshja kemi nisur të luajmë më mirë në mbrojtje. Natyrisht nuk mund të them që dy ekipet luajtën mirë në sulm. Por presioni ishte i madh dhe kjo e bëri të veten”, ka thënë Minchev pas ndeshjes.
“Jam i lumtur që pas ndeshjes së tmerrshme në shtëpi, gjetëm energji dhe forcë për t’u kthyer dhe mos të përfundojmë serinë”, ka shtuar trajneri bullgar. Ndeshja e katërt luhet mesjavën e ardhshme në Mitrovicë.
“Do të luajmë më mirë ndeshjen e ardhshme. Është e pamundur të përsëritim një ndeshje aq të tmerrshme si ajo e kaluara para tifozëve tanë”, është i sigurt Minchev.