Miniera e qymyrit është përmbytur në Meksikë, 10 minatorë kanë mbetur të bllokuar

Miniera e qymyrit është përmbytur në Meksikë, 10 minatorë kanë mbetur të bllokuar

Të paktën 10 minatorë u bllokuan në një minierë qymyri të përmbytur pasi një mur i brendshëm u shemb, tha Ministria e Sigurisë dhe Mbrojtjes Civile e Meksikës.

Sipas raportimeve, tre minatorë u shpëtuan dhe u transferuan në spital, raporton Reuters.

Qeveria e shtetit federal të Koavila shpjegoi se kolapsi ndodhi pasi minatorët depërtuan në një zonë plot me ujë. /Gazeta Enigma/

Related Articles