Ministria, kryetarë komunash e ambasadorë kanë shkuar në Belfast të Irlandës së Veriut për të parë ndeshjen mes Kosovës dhe Irlandës së Veriut, e cila filloi që nga ora 18:00.
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abott, ka shpërndarë një fotografi së bashku me ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Ata shihen së bashku në stadiumin ku u zhvillua ndeshja.
“Një ndeshje e mrekullueshme, ishte më e mirë duke e parë me miqtë nga Kosova”, shkroi Abott.