“Ministre e Kurtit, dëshmitare e Vukçit!”, posterë kundër Donika Gërvallës në Prishtinë

“Ministre e Kurtit, dëshmitare e Vukçit!”, posterë kundër Donika Gërvallës në Prishtinë

Një fushatë ka filluar kundër ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pas deklarimeve të fundit të saj për Gjykatën Speciale, raporton Gazeta “Enigma”. Në kryeqytet kanë filluar të vendosen postere kundër saj.

Nuk dihet se kush i ka vendosur këta posterë.

Ndryshe, opozita ka reaguar ndaj ministres Gërvalla, për deklarata të mëhershme, kur pati thënë se disa nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë.

Për këtë çështje u debatua sot në seancën e Kuvendit të Kosovës me Gërvallën që u kritikua nga partitë opozitare, e që më pas situata u tensionua duke iu afruar përleshjeve.

Related Articles