Ministri i Financave Hekuran Murati, është gjuajtur sot me miell nga aktivistë të PSD-së.
Kolegu i tij, ministri i kulturës, Hajrullah Çeku, e ka duartrokitur reagimin e Muratit.
Ai përmes një postimi në facebook, tha se buzëqeshja e Muratit është integritet moral e profesional.
“I heq kapelën ministrit Murati, buzëqeshja e tij është integriteti i tij moral e profesional. Është përgjigjja e të dinjitetshmit ndaj kamikazit politik”, ka shkruar Çeku.
“Për ju kemi vetëm buzëqeshje. Edhe zemrat tuaja plot helm meritojnë shërim”.