Kanë nisur punimet e një stadiumi të atletikës në Novosellë të Kamenicës.
Kështu ka njoftuar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Ai ka thënë se ky stadium do të jetë i standardeve ndërkombëtare.
“Sot nisën punimet për ndërtimin e tij, projekt ky për të cilin kemi ndarë mbi 3 milionë euro, ndërsa në të parashihen shtegu i vrapimit dhe shtegu për përgatitje, hapësira të shumta për sportistë e personel, sisteme digjitale si dhe investime në rrugë e infrastrukturë”.
“Atletët tanë do ta kenë hapësirën e merituar për të cilën kanë pritur gjatë”, tha ministri Çeku. /Gazeta Enigma