Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, njofton se sistemi TIMS në aeroportin Rinas, tashmë është në funksion.
Duke iu përgjigjur kritikëve, Çuçi ka ndarë një video nga aeroporti, ku shihet se në sportele po punohet normalisht.
“Live nga Rinasi. Ky është sistemi i portave elektronike (e-gate). E-gate nuk ka si punon pa TIMS dhe TIMS është 100 për qind në punë qysh prej kur njoftuam publikisht”, ka shkruar Çuçi.
Ministri, ndër të tjera, thotë se dezinformimet se TIMS në Rinas nuk funksionon, është i qëllimshëm dhe njëkohësisht i dëmshëm./Euronews.al