Ministri i Dodikut kështu tallet me viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Ministri i Dodikut kështu tallet me viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Ministri i Sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës, Nenad Neshiq, është tallur me viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.

Në një paraqitje në televizionin serb Happy, Neshiq përveç retorikës së zakonshme që mund të dëgjohet kur flitet për gjenocidin në Srebrenicë, shkoi një hap më tej duke u tallur me viktimat e Srebrenicës.

“Dua të tregoj vetëm një batutë që lidhet me rastin e varrimit të një babai në Potoçari. E pyetën Mujën e vogël për të dhënat personale, ai thotë: I lindur në Sarajevë, i varrosur në Srebrenicë, jeton në Gjermani”, tha Neshiq duke qeshur.

Ministar sigurnosti BiH Nenad Nešić gostujući u emisiji Ćirilica kod Milomira Marića pričajući “viceve” ismijavao žrtve genocida u Srebrenici (izvor: @HayatMediaBIH ) pic.twitter.com/lfkc52Ovl0— Istraga.ba (@IstragaB)May 22, 2024

Kur prezantuesi Mariq deklaroi se ai ishte paditur nga nënat e Srebrenicës për shkak të një deklarate të ngjashme, Neshiq u përgjigj: “Ato ndoshta do të më padisin edhe mua tani”.

Neshiq është pjesë e partisë së Millorad Dodikut, president i etnitetit serb të Bosnjës, në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kujtojmë se të enjten, OKB do të votojë për miratimin e një rezolute përmes së cilës 11 korriku do të shpallet ditë për të përkujtuar gjenocidin në Srebrenicë të Bosnjës.

Teksti përfundimtar i rezolutës dënon mohimin e gjenocidit, një gjë që vazhdimisht bëhet nga zyrtarët serbë si në Bosnje ashtu edhe në Serbi.

Related Articles