Mministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, do të jetë për një vizitë zyrtare të enjten në Kosovë, në të cilën ditë pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovës kanë bërë të ditur për se tema të vizitës do të jenë çështjet e marrëdhënieve bilaterale, përafrimi me Bashkimin Evropian si dhe dialogu për normalizim në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ministri i Jashtëm Federal Maas planifikon të udhëtojë për në Prishtinë, Kosovë më 22.04. 2021. Në kuadër të vizitës së tij ai do të zhvillojë biseda me Presidenten, Kryeministrin dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës. Pikë rëndesat tematike të vizitës do të jenë çështjet e marrëdhënieve bilaterale, përafrimi me BE-në, si dhe dialogu për normalizim në mes Kosovës dhe Serbisë”, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, ministri gjerman për Evropë, Michael Roth ka thënë se Gjermania do të angazhohet edhe më tej me vendosmëri për liberalizimin e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.