Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Për sa kohë Putini refuzon t’i japë fund luftës së tij barbare, presioni do t’i shtohet

Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Për sa kohë Putini refuzon t’i japë fund luftës së tij barbare, presioni do t’i shtohet

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun amerikan, Antony Blinken.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka bërë të ditur se po koordinojmë intensivisht hapat e mëtejshëm vendimtar, për të rritur presionin ndaj Rusisë, raporton Gazeta Enigma.
“Për sa kohë që Vladimir Putini refuzon të mbarojë luftën e tij të pakuptimtë e barbare, presioni do të bëhet më i lartë”, shkruan Kuleba në Twitter.
Ai gjithashtu ka falënderuar SHBA-të për qëndrimin në krah të Ukrainës./GazetaEnigma/

Related Articles