Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, është takuar në Londër me Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Lammy dhe ministrin e Shtetit për Evropën, Amerikën e Veriut dhe Territoret e Jashtme, Stephen Doughty,
Hasani tha se me Lammyn dhe Doughtyn folën për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, rritjen e vizitave të nivelit të lartë, shkëmbimet parlamentare e mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për integrimin evropian të Shqipërisë.
“Në fokus të takimit ishin forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe, rritja e vizitave të nivelit të lartë, shkëmbimet parlamentare, mbështetja e vazhdueshme e Mbretërisë së Bashkuar për integrimin evropian të Shqipërisë, Samiti i ardhshëm i Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Tiranë më 16 Maj 2025, si dhe thellimi i bashkëpunimit në fusha strategjike si energjia, infrastruktura, turizmi dhe bujqësia”, shkroi Hasani.
Më tej, Hasani tha se me Lammyn e Doughtyn folën për rritjen e bashkëpunimit në funksion të sigurisë rajonale, ku u rikonfirmuar angazhimi i përbashkët për të zgjeruar bashkëpunimin shumëpalës në organizatat ndërkombëtare.
“inkurajuam shtimin e investimeve britanike në Shqipëri në sektorë kyç dhe me interes të ndërsjellë”, shkroi ai.