Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të hyjë në negociata me Rusinë, por nuk do t’i dorëzohen regjimit të Vladimir Putin dhe nuk do të pranojnë asnjë ultimatum.
Duke folur në një ngjarje virtuale, Kuleba u tha gazetarëve se ai duhet të mbetet i hapur ndaj diskutimeve diplomatike me Moskën, por paralajmëroi se Rusia po shtyn përpara kërkesa që janë të papranueshme për Ukrainën.
Kuleba shtoi se forcat e Kievit do të kenë nevojë për më shumë furnizime ushtarake dhe lutje të përsëritura drejtuar vendeve perëndimore për ta furnizuar vendin me avionë të rinj luftarakë, duke thënë se më shumë jetë civilësh mund të shpëtohen nëse mbrojtja ajrore e vendit forcohet, duke e lejuar atë të sulmojë kolonat e mëdha të blinduara ruse.
Ai pohoi gjithashtu se Moska ka përdorur taktika të ngjashme me masat shkatërruese që lëshoi gjatë luftës civile siriane dhe u bëri thirrje vendeve perëndimore që të ndihmojnë Ukrainën me hetimet e saj dhe ndjekjet e mundshme të ardhshme të krimeve të supozuara, shkruan BBC.
Kuleba tha gjithashtu se qyteti juglindor i Mariupolit mbetet në duart e Ukrainës, pavarësisht disa raporteve për përparime ruse.