Ministri i Mbrojtjes: Është realizuar me sukses stërvitja fushore e koduar si “Syri 02” (FOTO)

Ministri i Mbrojtjes: Është realizuar me sukses stërvitja fushore e koduar si “Syri 02” (FOTO)

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se është realizuar me sukses stërvitja fushore e koduar si “Syri 02”.

Përmes një postimi në Facebook ai u shpreh se objektivi kryesor i këtij ushtrimi ishte dislokimi taktik i postë- komandës në terren.

Kompania e Shtabit të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore ka realizuar me sukses të plotë Stërvitjen fushore të koduar si “Syri 02”. Objektivi kryesor i këtij ushtrimi ishte dislokimi taktik i postë- komandës në terren, realizimi i operacioneve të rikonicionit, vendosja e nyjave të komunikimit në mbështetje të njësive tjera, si dhe mbështetja e operacioneve të R3K”, ka shkruar tutje Mehaj.

Related Articles