Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka takuar Shefin e Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtje të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Majorin Ryan Conley.
Latifi ka falenderuar Ambasadën Amerikane e në veçanti Zyrën e Bashkëpunimit për Mbrojtje për gatishmërinë dhe mbështetjen e pakursyer ndaj Republikës së Kosovës gjatë pandemisë COVID-19 dhe për vullnetin e treguar në zhvillimin e projekteve të Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjatë takimit është biseduar për situatën rreth COVID-19, procesin e vaksinimit dhe përgjigjien e përbashkët ndaj sfidave që ka shkaktuar pandemia në sistemin shëndetësor dhe shërbimet vitale për qytetarët.
Ministri Latifi ka siguruar Majorin Conley se mbetet tërësisht i përkushtuar për vazhdimin e projekteve të përbashkëta dhe zgjerimin e fushave të bashkëpunimit.
Nga anën tjetër, Majori Conley ka shprehur përkushtimin e zyrës së tij që të bashkëpunojë ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë në projektet që kanë për qëllim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë. /Gazeta “Enigma”/