Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi në Frontal të T7 ka folur edhe për ftesën që ka marrë nga kryeministri Albin Kurti për të ardhur në Kosovë dhe për të shërbyer si ministër.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit se pse u kthyet në Kosovë, Latifi ka rikujtuar një intervistë të vitit 1991 të dhënë për Milazim Kransiqin në revistën “Fjala”
Ministri ka thënë se atë kohë në pyetjen e fundit ishte përgjigjur se nëse nuk kthehem në Kosovë “mos më numëroni ndër të gjallë”.
Ai ka thënë se i mban fjalët.
“Në vitin 1991, një mik i imi e ka bërë një intervistë me mua në Fjala. Në pyetjen e fundit thotë a do të ktheheni në Kosovë. Unë kam shkruar Po, nëse nuk kthehem, mos më numëroni ndër të gjallë. Dhe unë i mbaj fjalët”, ka thënë ministri Latifi në T7.