Ministri i Shëndetësisë së Iranit, Mohammad-Reza Zafarghand, ka deklaruar se pjesa më e madhe e viktimave nga sulmet izraelite janë gra dhe fëmijë, raportojnë mediat shtetërore iraniane.
Edhe pse nuk ka ende një numër zyrtar për viktimat gjatë tre ditëve të fundit të konfliktit, i dërguari i Iranit në OKB tha të premten se të paktën 78 persona humbën jetën në valën e parë të sulmeve izraelite, raporton CNN.
Të nesërmen, mediat shtetërore raportuan për një tjetër sulm të rëndë me raketa, që goditi një kompleks banimi dhe shkaktoi vdekjen e të paktën 60 personave. Shifrat e viktimave mund të rriten, pasi shumë prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë.