Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq tha sot se sigurimi i paqes në Kosovë “është obligim i KFOR-it dhe se është vlerësimi i tyre se sa trupa ushtarakë dhe armë nevojiten për këtë”.
“Ne e shikojmë KFOR-in si një faktor që duhet të mbrojë dhe garantojë sigurinë e të gjithë qytetarëve në Kosovë. Sidomos tani, pas tërheqjes së serbëve nga institucionet, të mos lejohet që Kurti të dërgojë policë të kombësisë shqiptare nga jugu për zëvendësimin e policëve serbë. Kjo do të ishte një rrugë me pasoja të paparashikueshme”, tha Vuçeviq për Veçernje Novosti, shkruan N1.
Ai tha se Serbia nuk dëshiron luftëra.
“Ne nuk duam të vuajnë as kombet e tjera, por thirrjet tona për bisedime, për dialog nuk do të thotë se jemi të dobët apo të papërgatitur, të pavendosur”.
Ai ka paralajmëruar finalizimin e idesë së kthimit të shërbimit të obligueshëm ushtarak në Serbi.