Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka thënë se aksioni ushtarak izraelit kundër Hezbollahut do të vazhdojë.
Ai këtë deklaratë e ka bërë gjatë një konference me zyrtarët e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, shkruan BBC.
“Në fazën e re të luftës ka mundësi të konsiderueshme, por edhe rreziqe të rëndësishme. Sekuenca e veprimeve tona ushtarake do të vazhdojë”, është shprehur Gallant.