Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant u takua me zyrtarë ushtarakë izraelitë në Rafah të dielën.
Ai aty shkoi për një përditësim mbi operacionet e trupave mbi dhe nën tokë në Gaza, tha në një deklaratë Forcat Mbrojtëse të Izraelit.
Gallant iu drejtua trupave të IDF-së, duke u thënë atyre se po vazhdonin përpjekjet për të çmontuar Hamasin dhe për të kthyer pengjet që ende mbahen në Gaza, sipas deklaratës.
Gallant vlerësoi gjithashtu trupat për përkushtimin dhe sakrificat e tyre që nga sulmi i 7 tetorit ndaj Izraelit nga Hamasi, tha ushtria, raporton CNN.