Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka shkuar në Leposaviq për ta takuar kryetarin e kësaj komune, Lulzim Hetemin.
Hetimi tash e disa muaj mbetet brenda komunës për shkak se jashtë ka pasur protestues të dhunshëm serbë dhe është parë e diskutueshme nëse Hetimi mund të hyjë sërish në komunë.
”Këtë pasdite, takova Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin. Gjatë këtij takimi diskutuam për angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe planet për zhvillimin ekonomik lokal përmes iniciativave konkrete”, ka shkruar Krasniqi.
Bashkësia ndërkombëtare po kërkon nga Qeveria e Kosovës që katër komunat veriore të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme.