Ministri Krasniqi: Qeveria mbështet secilin vendim të Atiqit

Ministri Krasniqi: Qeveria mbështet secilin vendim të Atiqit

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka uruar punë të mbarë kreytarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Krasniqi, që ishte pjesë e betimit të Atiq, bashkë në një konferencë për media, deklaroi se Qeveria do ta mbështesë çdo veprim dhe vendim të kryetarit të ri të kësaj komune.

“Si Qeveri do të jemi në mbështetje të tyre sikur në çdo komunë tjetër në Republikën e Kosovës në implemetimin e mandatit të tyre kushtetues”.

Krasniqi, mes tjerash, tha se është e rëndësishme që qytetarët e pjesës veriore të kenë shërbime cilësore.

“Është e rëndësishme që qytetarët e pjesës veriore të kenë shërbime adekuate dhe cilësore, po ashtu të kenë komunën dhe kryetarin e nënkryetarin afër tyre. Secili veprim dhe vendim i kryetarit do të ketë mbështetjen e nivelit qendror – si qeveri dhe ministri jemi në mbështetje të të gjithë kryetarëve”, tha Krasniqi.

Kujtojmë se Atiq kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje mori mbi 66 përqind të votave në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore.

Related Articles