Ministri kroat i Shëndetësisë: 15 persona janë lënduar rëndë, përfshirë një vajzë të mitur

Ministri kroat i Shëndetësisë: 15 persona janë lënduar rëndë, përfshirë një vajzë të mitur

Para Spitalit në Sllavonski Brod të Kroacisë, të pranishmëve dhe mediave u është drejtuar Ministri i Shëndetsisë së Kroacisë, Vili Berosh, i cili ka thënë se të lënduarit janë sistemuar në spitalin e qytetit të Sllavonski Brodit, dhe atij të Novoj Gradiska, ndërsa njëri nga ta me lëndime më të mëdha është transferuar në Zagreb, në Qendrën Klibnike Universitare, transmeton Gazeta “Enigma”.

Bëhet po ashtu e ditur se në autobus ka qenë edhe një 15 vjeçare, e cila është lënduar rëndë. Të gjithë të shtruarit në spital janë nën trajtim të rreptë epidemiologjik-mjekësor”, ka vijuar Minstri i Shëndetësisë së Kroacisë, duke iu referuar masave të pandemisë, i cili i është falënderuar stafit profesional të mjekëve dhe punënojësve tjerë medicinal.

“69 persona, 67 pasagjerë dhe 2 shoferë u përfshinë në aksident”, tha Berosh. “15 persona u plagosën rëndë”, shtoi ai.

“Kishte edhe të mitur në aksident, një vajzë u lëndua rëndë”, theksoi ministri kroat.

Ai tha se në terren ishin përfshirë shpejt 6 ekipe të ndihmës së shpejtë.

Kreu kroat i Mbrojtjes Civile, Damir Trut tha se në autobus kishte edhe fëmijë.

Ndërkaq, drejtori i spitalit rajonal, Dr. Josip Samardzhiq tha se 45 persona ishin pranuar në spital që nga mëngjes, të cilët kishin kërkuar ndihmë mjekësore pas këtij aksidenti të rëndë në autostradë afër Slavonski Brod, dhe se tetë prej tyre u lënduan rëndë.

Sipas mediumit kroat, 24sata.hr, shoferët e autobusit nga Kosova që po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore para aksidentit. Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër. Supozohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit.

Njëri nga shoferët i cili nuk po voziste në momentin tragjik, ka vdekur, ndërsa ai i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin, po qëndron në stacionin rajonal të Policisë.

Related Articles