Deputeti i LVV-së, Fitim Uka e ka pyetur ministrin e shëndetësisë, Rifat Latifin lidhur me numrin e vogël të anesteziologëve nga QKUK-ja dhe cilat janë hapat e ndërmarrë nga ta.
“Po përballemi me ikjen e profesionisteve shëndetësorë nga vendi ku shtetit i kushton shumë, është raportuar për ikjen e anesteziologëve për 6 vetëm në shtatorë, e në anën tjetër thuhet se nuk ka anesteziolog të papunë. A rrezikohen shërbimet dhe cilat janë masat që i keni ndërmarrë ju si ministër”, ka thënë ai.
Ndërsa ministri Latifi u arsyetua se me ikjen e mjekëve po përballen edhe vendet e tjera e sidomos Greqia.
“Lidhur me pyetjen e deputetit Uka, keni sjellë një pyetje që në çdo moment jemi tu marrë, me ikjen e profesionistëve nga vendi, isha në Greqi e kishin të njëjtin problem. Kjo është duke ndodhur që nga 2016 nuk është shpallë asnjë konkurs për anesteziolog…”, ka thënën ministri Latifi.