Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, së fundmi u ka bërë të ditur Sindikatave të Pavarura të Kosovës, se Ligji për Sigurime Shëndetësore, është duke u bërë gati pas takimit që ka pasur me ryetarin e BSPK, Atdhe Hykolli, shkruan Gazeta Enigma.
Përmes një komunikate nga BSPK për media, thuhet se në takim, ministri Latifi e ka ftuar kryetarin e BSPK-së që të propozojë anëtarët e Grupit Punues për të marrë pjesë në përgatitjen e Ligjit.
“Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Haliti, njoftoi Kryetarin Hykolli dhe z. Ymeri se Grupi Punues i Ministrisë së Shëndetësisë është duke përgatitur Ligjin për Sigurimin Shëndetësor dhe pritet që gjatë muajt në vijim të dërgohet për miratim. Ministri i Shëndetësisë ftoi Kryetarin e BSPK-së që të propozojë anëtarët e Grupit Punues nga radhët e BSPK-së për të marrë pjesë në përgatitjen e Ligjit. Dialogu i sotëm u vlerësua i suksesshëm dhe i duhur nga Partnerët Socialë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë”, shkruhet në komunikatë./GAZETAENIGMA/