Ministri Latifi priti në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog

Ministri Latifi priti në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dr.Rifat Latifi ka pritur të enjten në takim përfaqësuesin e posaçëm dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Në këtë takim është diskutuar për pandeminë COVID-19 dhe procesin e vaksinimit.

Gjithashtu pjesë e diskutimit ishte dhe mbështetja që Kosovës i kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë në sfidën e pandemisë.

Latifi ka shprehur falënderime ndaj Bashkimit Europian për mbështetjen konkrete që i ka ofruar sistemit shëndetësor në Kosovë në vazhdimësi dhe poashtu në ballafaqim ne pandeminë.

Në këtë takim, ministri Latifi dhe ambasadori Szunyog janë pajtuar për fuqizimin e projekteve të përbashkëta në interes të ruajtjes së shëndetit publik, në kohën kur COVID-19 mbetet ende sfida më serioze shëndetësore në botë. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles