Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi nuk i ka pritur në takim një grup të specializantëve që kanë protestuar para objektit të kësaj ministrie.
Anëtar i Këshillit të specializantëve Dijon Musliu, specializant në Ortopedi, ka bërë të ditur se vetëm në korridor i ka pritur një këshilltar i ministrit, i cili u ka thënë se Latifi është shumë i zënë me takime.
Madje Musliu ka paralajmëruar protesta e masa të tjera nëse kërkesat e tyre nuk realizohen deri në javën tjetër.
“Fatkeqësisht ministri nuk pat kohë me na taku tha qe ka takime të caktuara me disa ambasador. U takuam në korridor me një nga këshilltarët e tij na u tha që kanë me na prit në takim javën tjetër”.
“Për momentin nuk kemi ndonjë zgjidhje tjetër përveç të paralajmërojmë protestat e radhës javën e ardhshme nëse nuk takohemi edhe nëse nuk ofrojnë zgjidhje”.
“Do të tentojmë ndoshta duhet të bëjmë diçka edhe më tepër se këto protesta për shkak se tash është hera e tretë që po bëjmë protestë edhe s’po kemi rezultate”. / Gazeta Enigma.