Ministri libanez: Ofensiva izraelite në Liban po e shkatërron vendin

Ministri libanez: Ofensiva izraelite në Liban po e shkatërron vendin

Ministri libanez i Ekonomisë, Amin Salam ka thënë për CNN se ofensiva izraelite në Liban po e shkatërron vendin.

Salam dënoi sulmin e sotëm në Bejrut, duke theksuar se si Izraeli po godet gjithnjë e më afër zonave civile, shkruan CNN

Salam paralajmëroi se zhvendosja e mbi 1 milion njerëzve libanezë dhe sirianë nga Libani do të jetë një “çështje afatgjatë” që qeveria duhet ta menaxhojë, edhe nëse një armëpushim hyn në fuqi.

“Ne kemi spitale të mbushura me njerëz, shkolla të mbushura me njerëz, njerëz që flenë në rrugë dhe kjo luftë vazhdon. Si e shoh unë është se kjo luftë nuk ka qëllim. Thjesht po shkatërron vendin”, është shprehur tutje Salam.

“Ne duhet të rindërtojmë qytetet e tyre, fshatrat e tyre. Ne duhet t’u ofrojmë kushte paqësore”, ka shtuar tutje ministri libanez.

Related Articles