Të enjten në Gjakovë është përuruar impianti i ujërave të ndotura. Në investim kanë kontribuar gjermanët, zviceranët dhe komuna e Gjakovës.
Në përurim të projektit kanë qenë një numër i madh i politikanëve vendas, ndërsa i pranishëm ishte edhe ambasadori gjerman, Bjorn Rohde.
Ajo që ra në sy në fotot e përurimit të shpërndara nga kryeministri Kurti, është ministri i infrastrukturës, Liburn Aliu.
Aliu shihet me një ombrellë brenda një ambienti të mbyllur, duke e mbajtur atë mbi ambasadorin gjerman.