Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, priti sot në takim Ronald Wilkins, këshilltarin e lartë amerikan për implementimin e sistemit të Planifikimit, Programimit, Buxhetimit dhe Ekzekutimit (PPBE).
Gjatë takimit, të dy palët diskutuan për hapat e ardhshëm në zbatimin e këtij sistemi, i cili është në përdorim nga Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, shkruan Gazeta Enigma.
Maqedonci theksoi se implementimi i sistemit PPBE në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës ka shënuar progres të ndjeshëm gjatë muajve të fundit.
“Mbështetja e SHBA-së për ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe fuqizimin e mbikëqyrjes civile është jetike për përgatitjen e Kosovës për anëtarësimin në NATO,” deklaroi ministri Maqedonci.
Rregullorja e PPBE përbën një dokument kyç për ndërlidhjen e Strategjisë së Mbrojtjes me resurset dhe objektivat afatgjate të vendit./GazetaEnigma/