Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nuk e ka parë kontratën e nënshkruar për pagesën e ekspertit gjerman, ndonëse mediat raportuan se pagesa e tij është 12 mijë euro në ditë, ndërsa shifra totale mbërrin 248 mijë euro.
Murati tha se humbjet që po pëson Kosova nga rënie e bllokut B-2 janë shumë më të mëdha se sa shuma e përfolur në medie.
“Nuk është se kam parë një kontratë dhe e kam nga mediat. Por besoj se kjo është më tepër përpjesëtim i ditëve të punës që kompania e angazhuar do të marrë si total. Nuk e kam parë kontratën dhe nuk i di termat e referencës, 248 mijë është total”.
“Është me rëndësi që sa më shpejt ta kthejmë bllokun, sepse kosto oportune për cdo ditë që ky bllok është i rënë, nëse llogarisim çmimet e importit, ora na kushton 100 mijë euro nëse importohet sasia e njëjtë, apo 2.4 milionë euro dita”, tha ai në t7./Gazeta Enigma/