Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është futur nën mbrojtjen e afërt të policisë.
Kjo u konfirmua nga Flutura Mustafa – Pllana, këshilltare e ministrit.
“Po, Ministri është nën përcjellje të mbrojtjes së afërt. Përcjellja e policisë është reflektim dhe vlerësim i institucioneve përgjegjëse, ndaj seriozitetit të situatës” – tha Mustafa – Pllana.
Duket se arsye për këtë masë është një reagim i ditës së martë i të parit të MBPZHR-së.
Peci ka denoncuar ndërtimin e 25 vilave në Joshanicë të komunës së Pejës respektivisht në Stankaj.
Sipas tij uzurpim dhe tjetërsim i pronës publike të Ministrisë është bërë nga individë që nuk janë kontrolluar asnjëherë nga institucionet e thirrura për ta realizuar një gjë të tillë.