Në Rashkë ka nisur takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe liderëve serbë në Kosovë.
Në takim po marrin edhe shumë qytetarë serbë, të cilët, me radhë po i ankohen Vuçiqit “për gjendjen e rëndë të tyre”.
Ndërkohë, ministri në Qeverinë e Kosovës dhe kreu i Listës Serbe, Goran, Rakiq, në fjalën hyrëse i ka thënë Vuçiqit se “do të mbrohemi me çfarë kemi”.
Ky takim vjen pas aksionit të policisë së Kosovës në gjithë vendin për luftimin e kontrabandës, përfshirë edhe komunat me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut e Zveçan.
“Herën tjetër nëse vije deri te një rast i tillë nuk do të mbetet me kaq, serbët do të mbrohen”, ka thënë Rakiq, që është ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.
Policia e Kosovës të mërkuren ka ndërmarrë aksion të gjerë në gjithë vendim për luftim të kontrabandës dhe në të gjitha qytetet ka shkuar gjithçka qetë, pos në veri ku ka pasur rezistencë të banorëve serbë. /Gazeta “Enigma”/