Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, është larguar nga mbledhja e Qeverisë së Malit të Zi, para votimit të marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe.
Qeveria pas katër orëve diskutimesh, përkrahi Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, por pa shumicë të kualifikueshme, shkruan Malesia.org.
Këtë propozim me Kishën Ortodokse Serbe e përkrahen 13 ministra nga 18 të pranishëm.
Për këtë marrëveshje kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ishte dakorduar me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe Profirije gjatë vizitës së kryeministrit malazez në Serbi.
Kjo marrëveshje parasheh se kudo që kisha ka juridiksionin e saj, respekton çdo shtet dhe ligjet e tij.