Ministri skocez Humza Yousaf ka shpërthyer në lot gjatë një interviste për Sky News ndërsa ka bërë me dije se ka humbur kontaktet me familjen e gruas së tij në Gaza mbrëmjen e kaluar.
Nëna, babai, vëllai, nipi dhe mbesa e gruas së ministrit janë bllokuar në Gaza pa pasur asnjë mundësi kontakti.
Yousaf tha se prindërit e gruas së tij janë bllokuar në Gaza, ndërsa shtoi se ai ndihet “i pafuqishëm dhe i padobishëm”.
Ai theksoi se nuk ka rëndësi nëse je ministër apo dikush tjetër, detyra e tij e parë është të jetë bashkëshort dhe baba i mirë, e në këtë kohë,shprehet se nuk po mund të bëjë asgjë më shumë për gruan e tij e cila është “zemrëthyer”.