Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Policisë Samedin Mehmeti, kanë zhvilluar takime në Paris që konsiderohen fort të rëndësishme për liberalizimin e vizave.
Në Ministrinë e Punëve te Brendshme të Francës mysafirët nga Prishtina dorëzuan të dhëna sesa autoritetet kosovare, kanë bërë në luftën kundër krimit e trafiqeve të ndryshme ilegale.
Republika e Francës mbetet shteti më skeptik i BE-së për ta miratuar heqjen e regjimit të vizave për kosovarët që duan të udhëtojnë në Zonën Schengen.
Ndërkohë shtetet si Gjermania e Austria kanë lajmëruar se do e diskutojnë liberalizimin në takimin mes liderëve të Unionit dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, që mbahet më 23 qershor në Bruksel.
Kurse kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha të enjten gjatë vizitës në Ukrainë bashkë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, se BE-ja duhet t’i përmbush shpejt premtimet që i ka dhënë për gjashtë shtetet e perëndimit të Ballkanit ku bën pjesë Kosova.