Ministri turk i Mbrojtjes takohet edhe me Osmanin

Ministri turk i Mbrojtjes takohet edhe me Osmanin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur në takim Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar, raporton Gazeta Enigma.

Pas takimit ai tha se po përcjellin me vëmendje zhvillimet në Ballkan dhe se dialogu Kosovë-Serbi është shumë i rëndësishëm që të mundësoj stabilitet e paqe në këtë pjesë.

Ai ka garantuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar.

Ministri turk, fillimisht është pritur me ceremoni nga homologu kosovar, ministri Armen Mehaj.

Nga ky takim, ai është shprehur se presin veprime konkrete nga institucionet e Kosovës sa i përket gylenistëve.

“Kemi takime edhe në kuadër të çështjes së FETO-s, në mënyrë që të ndërmerren hapa konkret në këtë aspekt. Kjo nuk është e kërcënuese vetëm për shtetin tonë, por mund të jetë kërcënuese edhe për shtetin e Kosovës. Në këtë aspekt, nga miqtë tanë kosovarë dhe institucionet kosovare presim të marrin veprime konkrete. Në këtë rast edhe njëherë dua ta falënderoj ministrin Mehaj për këtë mikpritje të sinqertë dhe të ngrohtë”, tha Akar gjatë konferencës për medie.

Related Articles