Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se vendimi për mosmbajtjen e paradës së LGBT-së nuk mund ta ndryshojnë as Shtetet e Bashkuara të Amerikës e as Bashkimi Evropian.
Kështu iu është kundërpërgjigjur deklaratave të ShBA-së në Beograd, Christopher Hill dhe shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi, Emmanuel Giofre, në të cilat ata theksuan se janë të sigurt se shëtitja e komunitetit LGBT në “Europride 2022” do të bëhet pavarësisht vendimeve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, transmeton Klankosova.tv.
“Në përputhje me ligjin, në bazë të vlerësimit të personelit profesional, Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim për ndalimin e të dy shëtitjeve dhe ka konfirmuar vendimin në shkallë të dytë. Vendimin e MPB-së mund ta ndryshojë vetëm gjykata, por ambasadorët jo. Presioni mbi drejtësinë nuk është në përputhje me vlerat e shpallura të Bashkimit Evropian për të cilat ne përpiqemi me kaq këmbëngulje dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të ishte e mundur që asnjë ambasador të shprehte shpresën se autoritetet kompetente shtetërore do të veprojë në përputhje me bindjet ose qëndrimet e tij”.
“Në Serbi respektohet ligji dhe kujdeset për interesat e Serbisë, të gjithë të tjerët do të dëgjohen me respekt, por vetëm ligji dhe vetëm qytetarët tanë do të respektohen. MPB rithekson qëndrimin e saj se nuk do të ketë marshime që mund të çojnë në konflikte të kota dhe të panevojshme që mund të jenë të dëmshme për interesat e Serbisë dhe qytetarëve tanë, besoj se këtë shpresojnë ambasadorët e respektuar Hill dhe Giofre”, tha Vulin.