Ministria britanike e mbrojtjes ka publikuar përditësimin e saj mbi situatën në Ukrainë, derisa lufta me Rusinë vazhdon edhe më tej.
Kjo ministri bëri të ditur se beteja rreth qytetit lindor të Severodonetsk është ashpërsuar gjatë fundjavës, me raporte për dy ura të shkatërruara, shkruan Sky News.
“Gjatë muajve të ardhshëm, operacionet e kalimit të lumenjve ka të ngjarë të jenë ndër faktorët më të rëndësishëm përcaktues në rrjedhën e luftës. Për të arritur sukses në fazën aktuale operative të ofensivës së saj në Donbas, Rusisë ose do t’i duhet të kryejë veprime ambicioze anësore, ose të kryejë kalime sulmuese të lumenjve”, thuhet në raportin e ministrisë.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 13 June 2022
Find out more about the UK government's response: https://t.co/tMxM9CXCRe
???????? #StandWithUkraine ???????? pic.twitter.com/oV79kZBRi6— Ministry of Defence ???????? (@DefenceHQ) June 13, 2022