Ministria e Arsimit njofton se mbi 80 mijë prindërve i janë ekzekutuar mjetet për tekstet shkollore

Ministria e Arsimit njofton se mbi 80 mijë prindërve i janë ekzekutuar mjetet për tekstet shkollore

Minisstris e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuae se mbi 80 mijë prindërve i janë ekzekutuar mjetet për tekstet shkollore, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ata kanë njoftuar se 150 mijë prindër kanë aplikuar deri më tani në Platformën e-Kosova për subvencionim të teksteve shkollore.

Ministria e Arsimit ka njoftuar se vazhdon të jetë I hapur aplikimi për subvencionimin e mjete shkollore dhe se asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore.

Nëse dikush ka hasur në pengesa gjatë aplikimit do të ju jepet ndihma e nevojshme thuhet në njoftimin e tyre.

Njoftimi i Ministrisë së Arsimit pa ndërhyrje

Të dashur prindër,

Po vazhdon aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore në Platformën e-Kosova. Deri sot kanë aplikuar gjithsej 151.080 prindër.

Ndërkaq, lajm i mirë është se tashmë janë ekzekutuar 81.355 pagesat e para dhe po vazhdohet edhe me transfere tjera. Asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore ndërsa çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për përfitim të këtyre mjeteve. /Gazeta Enigma/

Related Articles