Ministria e Drejtësisë ende s’ka marrë përgjigje zyrtare nëse mund ta vizitojë “Grupin Kumanova”

Ministria e Drejtësisë ende s’ka marrë përgjigje zyrtare nëse mund ta vizitojë “Grupin Kumanova”

Mediat në Maqedoninë e Veriut të enjten raportuan se Ministria e Drejtësisë së këtij vendi ia ka refuzuar kërkesën Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës për vizitën e të burgosurve në rastin “Lagjja e Trimave”.

Mirëpo, në një përgjigje për Klankosova.tv nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë kanë thënë se nuk kanë marrë përgjigje zyrtare ende për këtë kërkesë.

Në mediat maqedonase u tha se sipas qëndrimit zyrtar të dikasterit vendas të Drejtësisë, “kërkesa refuzohet në përputhje me Ligjin për zbatimin e sanksioneve”. Të njëjtit i lejohet vizita e burgut të Idrizovës por jo edhe e të burgosurve./Gazeta Enigma/

Related Articles