Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi i hedh poshtë akuzat e Nikolla Micevskit i cili më herët deklaroi se Qeveria dëshiron të shtyjë me dhunë 12 ligje me flamur evropian.
“Pjesa më e madhe e këtyre ligjeve janë të Ministrisë së Drejtësisë dhe pjesë e Strategjisë për reforma në gjyqësi zbatimi i të cilave është obligim i yni ndaj qytetarëve dhe BE-së. Një pjesë tjetër, siç është Propozim-ligji për akademi të gjyqtareve dhe prokurorëve janë punuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në koordinim me Komisionin Evropian”, theksojnë nga kjo ministri.
Ata shtojnë se ligji për të fituar flamur evropian nuk është e rëndësishme se sa anëtarë pajtohen, por nëse ka harmonizim ose jo dhe në këtë rast, sipas ministrisë, ka harmonizim dhe gjithashtu këto ligje janë pjesë e Programit nacional për harmonizimin e legjislacionit evropian.
“Nga OBRM-PDUKM këtë e dijnë mirë dhe për fat të keq konstatojmë se në vend që të hynë në debat për të dhënë propozime, ata manipulojnë në dëm të reformave në gjyqësi”, thuhet në njoftimin e MD-së.