Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 11 maj do të mbahet ankandi i shtatë i Letrave me Vlerë do të mbahet më 11 maj.
Nga kjo ministri kanë njoftuar se në këtë ankand do të emetohen Obligacione me maturitet 10 vjeçar në shumën prej 15 milion euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (10 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në një njoftim.